Serie A

Një ditë pas operacionit, Pogba u tregon fansave gjurin e operuar

Paul Pogba ka komunikuar me fansat e tij nëpërmjet Twitterit një ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale në gju, për shkak të dëmtimit të meniskut. Ai ka shpërndarë një video në llogarinë e tij për të falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur. Gjithashtu ka dashur të qetësojë ndjekësit për gjendjen e tij mendore, duke marrë parasysh periudhën e gjatë të pasivitetit dhe ngjarjet familjare që e kanë prekur javët e fundit:

“Jam mirë, shihemi së shpejti!”. Më pas ka treguar edhe gjurin e operuar: “Forcë, forcë, forcë”, janë fjalët e tij.

Pogba do të qëndrojë rreth dy muaj jashtë dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të mund të debutojë me fanellën e Juventusit para janarit. Dëshira e tij e madhe është të grumbullohet nga Deschamps për Botërorin “Katar 2022”, por duke marrë në konsideratë kohën e shkurtër në dispozicion, rrezikon seriozisht edhe këtë event.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency