Një Eriksen firmos me Lazion, bardhekaltrit i japin një rol të ri
Një Eriksen rikthehet të luajë në Itali. Është Louise, motra e futbollistit të famshëm Christian Eriksen, e cila la nënshkruar me Lazion në Serinë B.
Vajzat bardhekaltër vijojnë të stërviten në Formello dhe një nga shumë fytyrat e reja është futbollistja profesioniste daneze. Louise Eriksen, 26 vjeçe, vjen nga skuadra daneze Kolding, ku ishte kapitene.
Ndryshe nga vëllai i saj, Lousie luan në rolin e mbrojtëses. Ajo ende nuk ka debutuar me përfaqësuesen e Danimarkës. Te Lazio synojnë ta aktivizojnë në mesfushë, aq sa në profilin e klubit në Twitter etiketohet si një “playmaker” që mund të luajë edhe në krah.



