La Liga

Një gjuajtje në portë dhe tri pikë, Barcelona merr fitore me kosto në transfertën baske

Barcelona ka marrë tri pikë mjaft të vlefshme në transfertën baske ndaj Real Sociedadit, falë fitores minimale 0-1, që e ngjit përkohësisht në vendin e dytë me 63 pikë.

Në “San Sebastian” sfisa u vendos nga një gol i Aubameyang në minutën e 11’, me sulmuesin që shfrytëzoi një asist të Ferran Torres dhe shënoi në të vetmen goditje në portë nga ana e futbollistëve katalanë.

Nga ana tjetër, Real Sociedad shtoi ndjeshëm presingun dhe krijoi disa raste shënimi, por nuk ia doli të mposhtë Ter Stegen e të shmangë humbjen, duke komplikuar kështu plotësisht shanset për një vend në zonën Champions.

Një fitore cinike, por me mjaft vlera për Barcelonën, megjithatë Xavi ka arsye për t’u shqetësuar, pasi dy qendërmbrojtësat titullarë, Gerard Pique dhe Araujo, u zëvendesuan për shkak dëmtimi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency