La Liga

“Një goditje e rëndë”, De Jong zbulon si e mësoi për largimin e Messit: Më erdhi një mesazh

Frenkie De Jong kaloi dy vite përkrah Lionel Messit te Barcelona, derisa rrugët u ndanë pasi “pleshti” u largua drejt Parisit ku tashmë aktivizohet me PSG. Holandezi së fundmi është rikthyer të flasë për lamtumirën e papritur të argjentinasit nga klubi ku u rrit, teksa mesfushori tregon se për të gjithë largimi i Messit ishte një goditje rëndë pasi ai ishte imazhi i katalanasve.

“Messi ishte lojtari që na përfaqësonte të gjithëve dhe ishte imazh për Barcelonën dhe kur u largua, pas gjithë asaj që kishte bërë për klubin ishte një goditje e rëndë. Ende na mungon Messi, pasi nëse dikush me prestigjin e tij nuk është më, atëherë situatat ndryshojnë. Si e mësova se do të largohej nga Barça? Po prisja vëllain dhe babain në aeroport dhe më vjen një mesazh që Messi do të largohet nga klubi.

Në fillim nuk e besova, por me kalimin e minutave më erdhën shumë indicie se gjithçka ishte e vërtetë. Është e pamundur ta besosh edhe pse kishte shumë zëra gjatë të gjithë merkatos, por nuk i mora kurrë seriozisht. Ndaj, kur largimi i tij u kthye në fakt unë isha i tronditur”, u shpreh De Jong.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency