La Liga

Një grup i bashkuar dhe në harmoni, lojtarët e Realit festojnë pas triumfit në El Clasico!

Real Madrid bëri të tijën El Clasicon teksa mposhti në Santago Bernabeu me rezultatin 3-1, Barcelonën. Të besuarit e trajnerit Carlo Ancelotti u shfaqën dominues ndaj rivalëve historikë teksa pas këtij suksesi, marrin të vetëm kryesimin e La Liga me tre pikë më shumë se blaugranat.

Edhe këtë sezon, madrilenët shfaqen me tepër personalitet në fushë, por ndoshta përveç taktikave të një mjeshtri si Carlo Ancelotti, sekreti i vërtetë i Los Blancos është harmonia mes një grupi lojtarësh që prej disa sezonesh luajnë bashkë, por që dinë të mirëpresin edhe të rinjtë që integrohen nga merkato e drejtuesve.

Këtë e tregon edhe mënyra se si lojtarët “mbretërorë” festuan suksesin ndaj Barcelonës, teksa të gjithë së bashku u mblodhën edhe me partnered e tyre për të shijuar një darkë private. Prezent ishin Luka Modric, Lucas Vazquez, Alaba por edhe Marco Asensio të cilët festuan një triumf në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit si El Clasico.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency