Featured

Një hap larg zyrtarizimit, Vrioni surprizon me klubin e radhës

Giacomo Vrioni është një nga futbollistët shqiptarë më të vlerësuar në merkaton aktuale duke qenë se lojtari që është në pronësinë e Juventus zhvilloi një sezon tejet pozitiv me Tirol në Austri duke u shpallur edhe golashënues i kampionatit austriak.

Alternativat për sulmuesin nuk mungonin, megjithatë shqiptari ka habitur jo pak me zgjedhjen e tij pasi duket se është “joshur” nga një aventurë në Amerikë. Së fundmi, një nga ekspertët e merkatos në Itali, Fabrizio Romano raportin se Vrioni është një hap larg zyrtarizimit tek klubi i MLS, New England Revolution.

Këta të fundit kanë vendosur të zëvendësojnë sulmuesin e larguar Buksa me Vrionin ndërsa janë të gatshëm t’i orfojnë Juventusit 3.8 milionë dollarë, plus bonuse. Shifra që kanë kënaqur drejtuesit bardhezi që i kanë dhënë “dritë jeshile” këtij operacioni ndërsa mesa duket Vrionin në sezonin e ardhshëm do ta shohim të konkurrojë me emra si Bale apo Chiellini, edhe pse pritshmëritë ishin që 23-vjeçari të qëndronte si protagonist në një kampionat elitar në Europë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency