La Liga

Një “luftëtar” për Gattuson, Valencia gjen akordin me mesfushorin latin

Valencia është afër një përforcimi cilësor në mesin e fushës. Klubi spanjoll i ka besuar stolin Gennaro Gattusos, i cili ka zgjedhur Lucas Torreiran si afrimin e duhur për repartin e mesfushës.

26-vjeçari nga Uruguai zhvilloi një sezon shumë të mirë me Fiorentinën, ndërkohë që kartonin e tij e zotëron Arsenali. “Luftëtari” latin e ka shprehur publikisht vendimin e tij për të mos u rikthyer tek ekipi londinez.

Agjenti i tij, Pablo Bentancur ka lajmëruar akordin me klubin spanjoll në një prononcim për 100% Deporte. “Kemi arritur një marrëveshje me Valencian, Gattuso e do në ekip.

Tani do të bisedojmë me Arsenalin. Mikel Arteta kërkon ta shohë nga afër në fazën përgatitore. Numrat e tij ishin mbresëlënës te Fiorentina, por e përsëris: ne kemi akord me Valencian”, deklaroi agjenti i lojtarit të kombëtares uruguaiane.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency