Një maçok fut në telashe Kurt Zouma, futbollisti dertyrohet të kërkojë falje publikisht
Kurt Zouma po kalon momente vërtet të vështira. Nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim apo për një ngjarje që ka lidhje me profesionin e tij, futbollin. Mbrojtësi i West Ham United është vënë në qendër të kritikave në Angli pas një videoje të bërë virale në Ishull, ku shfaqet duke goditur me shkelm dhe shuplaka maçokun e tij.
Në pamjet e publikuara nga “The Sun”, futbollisti duket shumë i irrituar me kafshën, që në vend që ta zhvendosë me dorë, i jep një shkelm dhe më pas një goditje me dorë.
Fillimisht u kuptua që francezi po e godiste maçokun sepse i kishte thyer një vazo ose diçka tjetër në shtëpi, por veprime të tilla dhunshme ndaj kafshëve janë të papranueshme.
Sikurse ka shpjeguar Sky Sports, për sjelljen e futbollistit të West Hamit ka reaguar edhe Shoqata për Mbrojtjen e kafshëve, RSPCA, e cila e ka dënuar veprimin e Zouma.
Vetë mbrojtësi ka dashur të shpjegohet për rastin në fjalë, që ka shkaktuar polemika të shumta:
“Më vjen shumë për këdo që u trondit nga videoja. Dëshiroj t’i siguroj të gjithë se dy macet tona janë shumë mirë. Ato janë të dashura nga e gjithë familja jonë dhe kjo sjellje ishte një incident i izoluar që nuk do të ndodhë më kurrë.”
Edhe klubi i West Hamit, sapo imazhet u bënë virale, kërkoi shpjegim nga futbollisti për atë që kishte ndodhur.



