Lajme

Një mbrojtës nga Kavaja për kampionët e Kosovës

Vetëm disa orë para ndeshjes së parë sezonale të IPKO Superligës, kampionia në fuqi e Kosovës, Drita ka prezantuar një tjetër futbollist që do të vihet në dispozicion të trajnerit Bekim Isufi.

Bëhet fjalë për mbrojtësin 31-vjeçar nga Kavaja, Ervis Kaja, i cili ka firmosur kontratën e re me klubin gjilanas dhe ka bërë prezantimin zyrtar.

Kaja ka luajtur në karrierën e tij me skuadra si Besa, Laçi, Tirana dhe së fundi në Superligën e Kosovës, me Lirinë e Prizrenit, ku bashkë me Endri Vrapin dhe Edvan Bakajn, u kujdesën që skuadra e drejtuar nga Shkëmbi të pësonte sa më pak gola.

Përveç Kajës, Drita ka marrë edhe portierin Edvan Bakaj, ndërsa deri në fund të merkatos premtohen të tjera përforcime, me synimin për të mbrojtur titullin kampion të fituar në sezonin e kaluar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency