Kategoria Superiore

Një muaj pa shënuar gol, Egnatia ka kundër edhe kalendarin

Pesë javë pa fitore janë shumë edhe për një skuadër që pretendon mbijetesën, por te Egnatia, në ndeshjet e fundit kanë humbur edhe recetën e golit. Pesë humbje radhazi dhe për më tepër asnjë gol i shënuar, kanë thelluar në maksimum krizwn e rezultateve te ekipi rrogozhinas.

Largimi i Gugash Maganit dhe ardhja e Zekirija Ramadanit, kanë ndryshuar pak gjëra në mënyrën e lojës, por rruga për të shkuar te goli është ende e panjohur. Humbja përballë Laçit, në javën e 14-të të “Abissnet Superiore” erdhi në 15 minutat e fundit, pavarësisht dëshirës për të mos dalë pa pikë, kurbinasit shfrytëzuan në maksimum pasigurinë e rrogozhinasve në mbrojtje, që në krahun tjetër është një problem më vete.

Goli i fundit është shënuar në 22 nëntor përballë Dinamos në transfertë, më firmën e Bruno Telushit nga pika e bardhë e penalltisë dhe nga ai finalizim kanë kaluar më shumë se 540 minuta.

Nga ajo sfidë përballë Dinamos, Egnatia ka humbur dhe golashënuesin e skuadrës, brazilianin Pedro Augusto, i cili edhe pse nuk luan prej pesë takimesh, vijon të qëndroj mbi të gjithë me katër gola sezonal, një gol ndaj skëndërbeut dhe Laccit dhe dy ndaj Kastriotit.

Rrogozhinasit deri tani në këtë pikë të sezonit kanë shënuar vetëm 9 gola dhe tashmë pas javës së 14-të janë zyrtarisht skuadra me sulmin më të dobët në kampionatin tonë.

Një skuadër që në nisje dha sinjale pozitive, sepse deri në javën e pestë ecuria ishte premtuese, por më pas e vetmja gjë pozitive ishte kualifikimi në Kupë, aty ku Egnatia eleminoi Kukësin. Ashtu si të gjitha statistikat e Egnatia, edhe numri i lojtarëve që kanë shënuar është përsëri 5,  Pedro Augusto 4 gola, Telushi 2 ndërsa Jackson, Iseni dhe Imeri që kanë shënuar nga 1 gol personal.

Statistikat nuk janë aspak premtuese, por ajo që nuk ngroh në kampin e Egnatias është edhe kalendari sepse pas derës është Teuta, Partizani dhe Vllaznia dhe trajektorja e vështirwsisë është në shkallën më të lartë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency