La Liga

Një ndeshje larg rekordit! Kapiteni e mbyll me Villarealin pas 15 vitesh, firmos në Angli

Mario Gaspar i ka dhënë fund aventurës 15-vjeçare me Villarealin. Kapiteni, i cili luan si mbrojtësi i djathtë, ka zgjedhur të transferohet në Angli, aty ku ka firmosur për dy vite me klubin e Watfordit.

31-vjeçari fitoi Europa League sezonin e kaluar me skuadrën e Unai Emery, teksa numëron 424 ndeshje zyrtare me ekipin spanjoll, nga të cilat 385 i ka filluar si titullar.

Mbrojtësi anësor është futbollisti i tretë me më shumë sfidave të zhvilluara  në historinë e Villarealit, një më pak se Manu Trigueros dhe Bruno Soriano.

Gaspar ka veshur fanellën e Spanjës 3 herë, duke gjetur golin në dy raste. Pas një jete me “nëndetësen e verdhë”, mbrojtësi spanjoll është gati të nisë një aventurë të re në karrierë.

Watford ka si objektiv rikthimin e menjëhershëm në Premier League, ndërkohë që Villareal i uron lojtarit suksese në të ardhmen profesionale në një postim në faqen zyrtare.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency