Një ndryshim te Kosova para miqësores së parë, çmimet e biletave “nervozojnë” tifozët
Kosova zhvilloi seancën e dytë stërvitore nën urdhrat e trajnerit Alain Giresse, ndërsa në ndryshim nga dita e kaluar, grupi i futbollistëve është i plotë. 23-lojtarë janë nën urdhrat e teknikut francez. Dardanët kanë përpara dy angazhime miqësore, fillimisht më datë 24 mars ndaj Burkina Fasos në shtëpi, ndërsa pesë ditë më vonë në transfertë ndaj Zvicrës.
Grupit të futbollistëve iu është bashkuar edhe Lumbardh Dellova i Ballkanit teksa është larguar nga grumbullimi për arsye dëmtimi Sahiti. Sakaq, çmimet e biletave për ndeshjen ndaj Burkina Fasos duket se kanë shqetësuar tifozët për shkak të çmimeve të larta të tyre deri në 80 euro, të cilët iu përafrohen atyre të ndeshjes zyrtare ndaj Anglisë për kualifikueset e Europianit.



