Premier League

“Një nga më të mirët në histori”, Thiago Silva e ekzagjeron rreth shokut të skuadrës

Reece James zhvilloi një ndeshje shumë të mirë ndaj Milanit. Anësori i djathtë anglez, ishte protagonist në fitoren 3-0 që arriti Chelsea përballë kampionëve të Italisë.

22-vjeçari bllokoi Rafael Leaon dhe u shfaq shumë aktiv në fazën sulmuese, duke dhuruar edhe asistin e golit të dytë me autor Pierre-Emerick Aubameyang.

James u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes që i dhuroi Chelsea dhe trajnerit Graham Potter suksesin e parë sezonal në Champions League. Thiago Silva ka thurur elozhe për anglezin, të cilin e vlerëson shumë.

Shpresoj që Reece James të vazhdojë kështu. Nëse ai mban këtë mentalitet fituesi zotëron gjithçka për t’u bërë një nga lojtarët më të mirë në histori“, deklaroi kapiteni brazilian.

22 ndeshje numëron James me kombëtaren e Anglisë. Ai ka dalë nga akademia e Chelsea, teksa prej vitit 2019 është pjesë e ekipit të parë. Performancat kanë ardhur në rritje dhe sot është një nga futbollistët më të rëndësishëm tek ekipi i Potter.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency