Një pikë në shtatë ndeshje, shkarkohet trajneri i Myrto Uzunit
Roberto Moreno nuk është më trajneri i Granadës. Humbja 3-1 e së shtunës në fushën e Valencias ka qëlluar fatale për trajnerin spanjoll, i cili është shkarkuar nga drejtuesit e klubit.
Ekipi ku u transferua Myrto Uzuni në merkaton e janarit, ka marrë vetëm një pikë në shtatë ndeshjet e fundit në La Liga, teksa fitorja e fundit është regjistruar më 22 dhjetor (2-1 ndaj Atletico Madrid).
Granada ndodhet vetëm tre pikë mbi zonën e ftohtë dhe drejtuesit kanë vendosur të ndërhyjnë përpara se situata të përkeqësohet edhe më shumë.

Moreno, i cili drejtoi kombëtaren e Spanjës për një periudhë të shkurtër duke zëvendësuar Luis Enriquen, mori drejtimin e Granadës në korrikun e vitit të kaluar.
Aventura e tij me klubin iberik përfundoi pas 28 ndeshjesh, nga të cilat fitoi gjashtë: pesë në kampionat dhe një në Kupën e Mbretit.
Skuadra i është besuar për momentin Ruben Torrecillas, trajnerit të Recreativo Granada, i cili do të drejtojë Granadën në duelin direkt për mbijetesën kundër Elches.
Sa e njihni La Ligën?
Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...



