Një portugez çon Liverpoolin në finalen e Carabao Cup!
Mungesën e dyshesh Salah-Mane që janë të impenjuar në Kupën e Afrikës te Liverpooli e kompenson një portugez. Diogo Jota me dy golat e tij kualifikoi Liverpoolin në finalen e Carabao Cup aty ku The Reds do të kenë përballë Chelsean.
Pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë, në gjysmëfinalen e dytë ndaj Arsenalit pavarsisht mungesave Liverpooli tregoi klas dhe grintë dhe me nga një gol në çdo pjesë të Diogo Jotës preku finalen e madhe aty ku do të synojë të fitojë trofeun e parë për këtë vit.
Quiz: Premier League
Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...



