Kombëtare

Një portugez kundër rrymës: Fitorja e Maqedonisë së Veriut aspak surprizë, ju tregoj pse

Të gjithë mendonin se do të ishte Portugali-Itali finalja e “play-off” për një biletë në Katar 2022. Kombëtarja luzitane kreu detyrën duke fituar 3-1 ndaj Turqisë, ndërsa kampionët e Europës u shtangën nga Maqedonia e Veriut në Palermo.

Skuadra ballkanase fitoi 0-1 dhe tani do të sfidojë Portugalinë në transfertë më 29 mars. Danilo Pereira, mbrojtësi i PSG-së, i cili u aktivizua si titullar në triumfin ndaj Turqisë, nuk ndihet i surprizuar nga disfata e kombëtares së Mancinit.

Në një prononcim për O Jogo, 30-vjeçari deklaroi: “Ishte një goditje e rëndë fakti që nuk u kualifikuam direkt në Botëror, por ne duhet të besojmë 100% te ky objektiv. Maqedonia e Veriut eliminoi Italinë? Nuk jam aspak i befasuar.

Ata kryen një fazë të shkëlqyer eliminatoresh, Maqedonia e Veriut ka një ekip të mirë dhe luftarak. Ne e dinim se ata janë një ekip i organizuar, sinqerisht që nuk ishte aspak surprizë fitorja ndaj Italisë”, u shpreh lojtari portugez.

PORTO, PORTUGAL – MARCH 24: Ozan Kabak of Turkey competes with Danilo Pereira and José Fonte of Portugal during the 2022 FIFA World Cup Knockout Round Play-Off match between Portugal and Turkey at Estadio do Dragao on March 24, 2022 in Porto, Portugal. (Photo by Huseyin Yavuz /dia images via Getty Images)

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency