Një portugez, objektiv i Manchester United për mesfushën!
Trajneri i Manchester United, Ralf Rangnick ka shtuar në listën e përforcimeve për merkaton e janarit, mesfushorin e Wolves, Ruben Neves. 24-vjeçari shikohet si përforcimi ideal për mesin e fushës për “djajtë e kuq”, por Neves nuk është i vetmi që trajneri gjerman kërkon të afrojë në skuadër, pasi në listën e tij janë edhe Amadou Haidara i Leipzig dhe ylli i Monaco Aurelien Tchouameni.
Përsa i takon Ruben Neves “djajtë e kuq” mund ta mbyllin marrëveshjen që në fillim të vitit të ri, pasi Wolves po has vështirësi financiare dhe drejtuesit kundrejt ofertës së duhur do ta lënë të lirë futbollistin, i cili ndiqet edhe nga Arsenali, Tottenham, Liverpool dhe Chelsea.



