Futboll

Një reflektim për Kupën Pavarësia, do të ishte më mirë të mos luhej!

Nëse i hedh një sy skuadrave që marrin pjesë, formacioneve që zbresin në fushë dhe impenjimit apo motivimit e kupton qartë që nga viti në vit Kupa Pavarësia jo vetëm ka humbur sensin dhe qëllimin, por po bëhet gjithnjë e më shumë një format aspak tërheqës deri në bezdi për ata që zbresin në fushë dhe në fund festojnë pa asnjë tifoz në stadium dhe pa asnjë shpërblim financiar. Kësisoj në këto kushte është e udhës që të reflektohet mbi një turne i cili teorikisht duhet të jetë intrigues. Klubet shqiptare në trojet shqiptare pavarësisht se në shtete të ndryshme në një ligë pavarësie dhe me sens kombëtar. Një format i tillë nuk mund të limitohet në një turne 2-3 orësh me ndeshje nga 45 minuta. Askush nuk po kërkon ligën e madhe kombëtare sepse ajo nuk ka asnjë sens sportiv apo financiar, por një Kupë qoftë kjo dhe e shtrirë në kohë mes ekipeve shqiptare e kudo qofshin do ishte majft interesante dhe do rriste ndjeshëm ndër aktivitetin e një kombi të ndarë në të paktën 4 shtete kufitarë. “Champions League” e Shqipërisë në thonjëza mund të përfshinte një numër të madh skuadrash, një kupë e cila mund të niste që në janar me eliminim direkt për të përfunduar më pas në 28 nëntor. Kjo formulë do kërkonte investimin  shtetit, sepse kostot do ishin të mëdha. Përveçse duhen mbuluar shpenzimet dhe klubet pjesëmarrëse do duhet të shërblehen financiarisht, njësoj si bën Uefa në Champions apo Europa League. Këtu nuk flitet për shifra të njëjta por për stimuj që të krijohet mundësia e një gare sportive. Imagjinoni nëse më shumë se 40 skuadra me eliminim direkt do merrnin pjesë në një format me sistem eliminimi vajtje ardhje derisa të kulmonte në një finale. Fituesja ndoshta nuk do shkonte në Europë por do konsiderohej një fituese mbarë komëbtare. Pak a shumë si kupa e mbretetrëshës në Angli. Mbreti ynë është flamuri.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency