Një rival serioz për Conten, PSG nis bisedimet edhe me Thuchel
Cili do të jetë trajneri i ri i PSG? Kjo është pyetja që do të kërkojë një përgjigje në fund të këtij sezoni.
Emri që qëndron në “pole”, për të marrin vendin e Emery, është Antonio Conte, për të cilin një ditë më parë u tha se presidenti Al Khelaifi do t’i ofrojë 11.5 milionë euro në sezon, por sot doli në skenë një kandidat i ri, Thomas Tuchel.
Ish-trajner i Dortmundit është përfolur në vazhdimësi si pasues i Jupp Heynckes te Bayerni, por “Bild” paralajmëroi dje se do të marrë vendin e Arsene Wenger tek Arsenali. 24 orë më vonë, e njëjta media gjermane, zbuloi një prapaskenë tjetër: Thuchel është kandidat serioz për t’u emëruar trajner i PSG. Madje raportohet se ka filluar të mbledhë bashkëpunëtorët e tij për të ndërtuar stafin që do të udhëtojë drejt Parisit. Një informacion i besueshëm për faktin se gjermani është trajner i lirë dhe nuk e pengon asgjë të firmosë me parizienët, ndërkohë që Conte duhet të ndërpresë marrëveshjen me Chelsea-n për t’u zhvendosur më pas në kryeqytetin francez.



