Merkato

Një serb objektivi i parë i Contes për sulmin e Tottenham!

Objektivi i parë i Antonio Contes për sulmin e Tottenham është Dusan Vlahovic, me sulmuesin serb të Fiorentinës që pëlqehet shumë nga trajneri italian i londinezëve. Vlahovic prej dy vitesh po shkëlqen me fanellën e klubit vjollcë ndërsa në eliminatoret e Kupës së Botës Katar 2022 ka qenë një titullar fiks edhe në përfaqësuesen serbe që siguroi kualifikimin direkt në Kupën e Botës falë fitores së madhe me shifrat 1-2 brenda në Portugali të dielën në mbrëmje.

Vlahovic ka vendosur të mos rinovojë kontratën me Fiorentinën dhe pavarsisht dëshirës së presidentit Commisso për ta mbajtur në skuadër largimi i tij duket i sigurt. Drejtori sportiv i Tottenham Fabio Paratici ka kontaktuar drejtuesit e Fiorentinës dhe do ta bëjë një tentativë për Vlahovic që në janar, me vjollcët që tashmë i kanë vendosur një çmim. Fiorentina kërkon nga 80 deri në 85 milionë euro për kartonin e Vlahovic, një shifër e konsiderueshme kjo edhe për arkat e një klubi të “shëndoshë” financiarisht si Tottenham.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency