Futboll

“Një shaka pa kripë”, edhe Puyol i kërkon falje komunitetit LGBT

Një shaka pa kripë, që turbullojë botën e futbollit. Këtë të diel, Iker Casillas publikoi një postim në Tëitter ku rrëfente se ishte homoseksual, edhe pse që në fillim postimi dukej joreal. Mes komenteve ishte edhe ai i Carles Puyol, i cili kërkoi t’i bënte njerëzit që të besonin se kishte një histori mes tyre.

Pas qëndrimit që mbajti Casillas (shkroi se adresa e tij ishte hakeruar), vjen dhe reagimi i ish-mbrojtësit të Barcelonës dhe Spanjës, i cili në fakt konfirmoi se gjithçka kishte një shaka pa kripë:

“Kam bërë një gabim. Kërkoj falje për një shaka të pavend, por pa qëllime të këqija. E kuptoj që mund të ketë prekur ndjenjat e njerëzve. Ka shumë respekt dhe i jap mbështetje komunitetit LGBTIQA+”, reagoi Puyol.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency