Serie A

Një shqiptar kërcënon Interin: E mposhtim me ndihmën e tifozëve

Lecce siguroi ngjitjen në Serinë A, në një sezon ku protagonist absolut ishte edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare Kastriot Dermaku, teksa klubi jugor do të debutojë këtë sezon në shtëpi përballë Interit.

Duke folur për mediat italiane, Dermaku pranoi se ndaj zikaltërvë do të jetë e vështirë, megjithatë u shpreh optimist që skuadra do të bëjë mirë, falë edhe mbështetjes së tifozëve.

“Fillimi do të jetë i zjarrtë, pasi dihet forca e Interit, por herët a vonë do të përballemi me të gjithë. Pozitiv është fakti që do të luajmë në shtëpi, pasi tifozëria është një armë e fortë e jona. Klubi ka njoftuar se ka shitur mbi 10 mijë abonime dhe kjo shifër është fantastike”, deklaroi Dermaku.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency