Serie A

Një slloven “merr në qafë” Empolin, shkakton dy penallti për 10 minuta dhe merr të kuq

Dy prekje me dorë në zonë në harkun e 10 minutave, dy penallti të shkaktuara, dy kartonë të verdhë dhe si rrjedhojë, lë të tijtë me 9 futbollistë. Ishte kjo pasditja për t’u harruar e mbrojtësit slloven të Empolit, Stojanovic, i cili ndihmoi jo pak Torinon të përmbyste rezultatin dhe të largohej me tre pikë nga Toskana.

Empoli i shqiptarëve Bajrami e Asllani, të cilët luajtën 90 minuta sot, kaloi pari në avantazh në minutën e 56’, port re minuta më vonë mbeti me 10 futbollistë, pasi Verre u ndëshkua me karton të kuq.

Toskanët po mbaheshin mirë deri në minutën e 75-të, kur Stojanovic preku topin me dorë në zonë dhe arbitri akordoi penallti, duke ndëshkuar sllovenin edhe me kartonin e parë të verdhë.

Në të 86-ën Stojanovic ishte sërish i pafat, me një tjetër prekje me dorë, duke shkaktuar një tjetër penallti, marrë kartonin e dytë të verdhë dhe lënë Empolin me 9 futbollistë në fushën e lojës.

I kotë nervozizmi i sllovenit, që nuk mund t’u besonte syve se si “i ngjitej” topi në dorë, ndërsa për ta ngushëlluar e qetësuar shkoi edhe portieri i Kosovës, Samir Ujkani, që ndodhej në pankinë.

Sa i përket ndeshjes, Torino ia doli të triumfojë 1-3, pasi Belotti shënoi të dy penalltitë e shkaktuara nga Stojanovic dhe në fund gjeti rrjetën edhe me aksion, duke kompletuar tripletën personale, ndonëse erdhi nga stoli në minutën e 71-të.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency