“Një special në ditë speciale”, Mourinho bëhet dëshmitar i propozimit për martesë
Një i ri kishte zgjedhur shkretëtirën në Namibi për t’i propozuar për martesë të fejuarës së tij, por nuk e kishte imagjinuar kurrë se në një vend të tillë, vëmendjen do ta merrte një personazh tjetër.
Vetëm pak çaste pas propozimit, djali pa që aty pranë po kalonte trajneri i njohur, Jose Mourinho, i cili ndodhej në Namibi për pushime dhe përfitoi nga rasti, që bashkë te më e të fejuarën, të shkrepë edhe një foto të rastit.
“Speciali je ti sot”, shkroi Mourinho, në foton që hodhi me çiftin, teksa këta të fundit nuk e fshehën kënaqësinë për takimin me një nga personazhet më të njohur dhe më karizmatikë të botës së futbollit.



