Angli

Një sulmues për Conten, anglezëve u “hedhin poshtë” ofertën e parë

Antonio conte nuk kënaqet vetëm me Heung-Min son, Kuusevski dhe Harry Kane, por kërkon ta blindojë reaprtin e sulmit edhe me një tjetër personazh. Drejtuesit e Spurs kanë vendosur nën shënjestër Memphis Depay i cili gjithashtu ka marrë miratimin e italianit.

Ideja është që holandezi të garantojë rotacionin e herëpashershëm në ofensivë apo të jetë i gatshëm nëse ndonjë prej titullarëve pëson dëmtim. Tottenham ka lëvizur edhe zyrtarisht për të transferuar në Angli sulmuesin e katalanasve, mirëpo drejtuesit e Barçës kanë refuzua ofertën prej 14 milionë euro.

Blaugranët nuk pranojnë të bëjnë skonto dhe kërkojnë me çdo kusht 20 milionë euro. Gjithsesi, tratativat mes palëve do të vijojnë ndërsa në këtë mes mbetet për t’u kuptuar edhe vetë vullneti i Depay i cili në të kaluarën ka pasur një eksperiencë jo edhe aq të arrirë me fanellën e Manchester United.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency