Një sulmues për Kukësin, verilindorët zyrtarizojnë ishin e Palmeiras dhe SPAL
Gabriel Barbosa Avelino është sulmuesi më i ri i Kukësit. Verilindorët e kanë huazuar 23-vjeçarin nga grekët e APO Levadiakos skuadër me të cilën është aktivizuar në Ligën e Dytë dhe ka shënuar katër gola në 12 ndeshje, ndërsa në të kaluarën, braziliani ka qenë pjesë edhe e Palmeiras, Seoul në Korenë e Jugut apo edhe me tërinjtë e SPAL në Itali.
Nisur nga të dhënat fillestare bëhet fjalë për një futbollist premtues dhe me eksperiencë pavarësisht moshës së re, që kërkon ta shfrytëzojë eksperiencën e tij në Shqipëri për t’u ringritur. Te Kukësi ndërkohë shpresojnë që braziliani të japë një ndihmesë të çmuar për arritjen e objektivave
Kukësi nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin dhe në tre ndeshjet e para ka grumbulluar vetëm një pikë ndërsa Barbosa mund të sjellë një frymë ndryshe në grupin e drejtuar nga trajneri Skënder Gega. Ky i fundit do ta ketë menjëherë në dispozicion lojtarin duke nsur nga ndeshja e radhës në kampionat ndaj Teutës.
Njoftimi i klubit:



