Një talent drejt Moldavisë, sirena nga Zimbru për Çyrbjen
21 vjeçar, me nuhatjen për golin dhe duke ëndërruar hapin e madh në karrierë. Suel Cyrbja nuk është ndër emrat që spikasin në projektorët e futbollit të madh, por pas përvojave te Besa dhe Tomori, ku ishte në huazim sulmuesi është gati për të bërë hapin e madh në karrierë.
Të katapultohesh direkt në futbollin europian, pa kaluar nëpërmjet Superiores mund të jetë dhe e vështirë, por pavarësisht se në Kategorinë e Parë, Çyrbja ka rënë në sy të ekipit moldav të Zimbru, që ka shfaqur interes për shërbimet e tij duke e cilësuar si një investim, me pak kosto për të ardhmen.
Bashkë me menaxherin Serxhio Mezi, gjithsesi 21 vjeçari, kërkon të tregohet i kujdesshëm për të zgjedhur mes tregut vendas dhe atij të huaj, ku Moldavia është një “joshje”.
I formuar te klubi i Teutës, Çyrbja shikohet dhe si një mundësi reale për t’u kthyer te durrsakët, ku ka rrënjët e tij për të dhënë kontributin për ekipin e qytetit, por me merkaton që sapo ka nisur, dritaret janë të shumta, por në fund vetëm një e tillë do të hapet, dhe Çyrbja bashkë me menaxherin e tij kërkojnë të tregon të kujdesshëm në përzgjedhje.



