Kategoria Superiore

Një tjetër lamtumirë nga Egnatia, këtë herë ikën portieri serb

Merkato e janarit është pas dere dhe duket se në klubin e Egnatias do të ketë shumë ndryshime. Kështu, ka shkuar në tre numri i lojtarëve të larguar nga organika e rrogozhinasve teksa pas mbylljes së marrëveshjeve me dy sulmuesit Chris Gadi dhe Arsenio Valport, nga Egnatia vjen lamtumira e radhës.

Këtë herë fjala është për portierin Urus Djuric, i cili deri më tani ishte aktivizuar në vetëm katër ndeshje të kampionatit megjithatë duket se nuk ia ka dalë të bindë drejtuesit dhe stafin teknik të rrogozhinasve.

28-vjeçari serb u transferua këtë verë te Egnatia, por tashmë është i lirë të kërkojë për një tjetër aventurë në karrierë. Ndërkohë, në këtë formë, Egnatia ka vendosur t’i japë besimin e plotë gardianit të talentuar Bruno Puja.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency