Katar 2022

Një tjetër përfaqësuese nuk pajtohet me eliminimin, kërkon riluajtjen e ndeshjes së Play Off-it

Një gol i pësuar në sekondat e fundit të shtesës, ka lënë jashtë Botërorit Katar 2022 skuadrën e Algjerisë, megjithatë eliminimi nga Kameruni vijon të “djegë” ende.

Së fundi Federata Algjeriane ka bërë një ankesë në FIFA, ku akuzon arbitrin e ndeshjes, gambianin Bakary Gassama se ka vendosur rezultatin e sfidës, ndaj edhe kërkon riluajtjen e takimit sërish në qershor.

“federate Algjeriane është ankuar zyrtarisht në FIFA për arbitrimin skandaloz, që ka vendosur fatin e ndeshjes dhe është e vendosur të ndjekë të gjithë rrugët e mundshme ligjore, për të mundësuar riluajtjen e takimit ndaj Kamerunit në kushtet e barazisë dhe respektit për të dy ekipet”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Federatës Algjeriane.

Algjeria ia doli të fitojë 0-1 në Kamerun, ndërsa në sfidën e kthimit në Blida, ishin “luanët e Afrikës” ata që triumfuan me të njëjtin rezultat në kohën e rregullt, gjatë të cilës Algjerisë iu anuluan edhe dy gola për pozicion jashtë loje.

Në këto kushte, ndeshja shkoi në shtesën prej 30 minutash dhe Algjeria gjeti golin e barazimit në të 118-ën, duke prekur kualifikimin, por vetëm për pak minuta, pasi në të 124-ën ishte Togo Ekambi ai që shënoi për Kamerunin, duke dërguar këta të fundit në Katar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency