Futboll

Një tjetër yll ‘var këpucët në gozhdë’

Pas një karriere të gjatë 19-vjeçare, ish ylli i Arsenalit, Tomas Rosicky var këpucët në gozhdë. 37-vjeçari i cili ka vuajtur gjatë nga dëmtimet e shumta, konfirmoi largimin zyrtar nga futbolli i luajtur. Mesfushori çek i cili ka luajtur edhe për Spartën e Pragës apo Borusia Dortmundin, numëron plot 246 prezenca me fanellën e Arsenalit, si dhe 28 gola të shënuar për klubin anglez.

Pas qëndrimit të tij 10-vjecar në ishullin britanik, ku angazhua me “The Gunners” në 2016-ën ai vendosi të rikthehej në Pragë, ku parashikonte të mbyllte karrierën me klubin vendas. I pafat që në takimin e parë të zhvilluar me Spartën e Pragës, në 2016-ën pësoi dëmtim në ‘tendinën e Akilit’, por kjo nuk e ndali që të rikthehej në fushë për të shënuar atë që do të ishte i vetmi gol në 12 takimet që do të zhvillonte me klubin ku nisi karriera e tij.

“Mendja më thoshte gjithnjë se mund t’ia dilja, të vazhdoja të luaja, por fiziku nuk po ma lejonte me diçka të tillë. Kam patur një karrierë të shkëlqyer plot me sukses, jam i lumtur për këtë prandaj ka ardhur momenti që tani të ndalem”, deklaroi 37-vjeçari.

Futbollisti i cili pas mbërritjes së tij në Angli tek Arsenali në 2006-ën, fitoi edhe statusin e të preferuarit të fansave, ka fituar dy FA Cup me Arsenalin. Ndërkohë që më parë me gjermanët e Borusia Dortmund ka fituar edhe edicionin e Bundesligës, të vitit 2002. Nuk kanë munguar edhe reagimet për largimin e tij, me klubet europiane, miq e kolegë, që kanë nderuar dhe falënderuar emrin dhe kontributin e tij nëpër faqet e tyre zyrtare.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency