Kategoria Superiore

Një vlonjat ndëshkon Flamurtarin, Bardhi i jep 3 pikët Partizanit

Skënderbeu është rikthyer te fitorja, pasi ka mposhtur Flamurtarin me rezultatin minimal 1-0, në një nga ndeshjet më të rëndësishme të javës së 13 të Kategorisë Superiore.

Ka qenë pikërisht një vlonjat, heroi i korçarëve për takimin e sotëm, pasi ishte goli i Dejvi Bregut, shënuar në minutat e fundit të takimit, vendosi fatin e takimit.

Kështu Ilir Daja rikthehet me humbje në Korçë, aty ku u shpall kampion me Skënderbeun në sezonin e kaluar, ndërsa këta të fundit rigjejnë fitoren, pas humbjes befasuese ndaj Laçit një javë më parë.

Partizani vijon marshimin në krye të tabelës, pasi mposhti Laçin me rezultatin minimal 1-0, në sfidën e luajtur këtë pasdite në stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit.

Për “demat e kuq” shënoi Jurgen Bardhi në minutën e 62-të të sfidës, ndërsa Elvi Berisha la laçin me 10 futbollistë në minutat e fundit, pasi u ndëshkua me karton të kuq, për një ndërhyrje vërtetë të rëndë.

Luftëtari “zhyt” më keq Tiranën, Kastrioti i jep leksion Kamzës!

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency