Njeriu i momentit te Italia: Nuk e mendoj mungesën në botëror
Ciro Immobile është njeriu i momentit në Itali. Sulmuesi ka marrë ‘për dore’ Lazion me golat dhe asistet e tij dhe e ka çuar drejt fitoreve të njëpasnjëshme.
Pikërisht te forma e mirë e tij i kanë shpresat edhe tifozët italianë, për të kaluar me sukses dopio sfidën me Suedinë, që vlen kualifikimin në botëror. Vetë sulmuesi vlerëson kundërshtarin, por shprehet i bindur te forca e Italisë dhe premton se do t’ia dalin të jenë në botëror.
“Jemi të karikuar dhe në formë të shkëlqyer për të përballuar këto sfida, ndaj jam i bindur që do t’ia dalim të kualifikohëmi. Ne jemi këtu jo për shkak të paraqitjes së dobët, por për shkak se ishim në një grup të vështirë dhe sigurisht që ne ose Spanja do të luanim patjetër në Play Off. Gjithsesi, të jem i sinqertë, nuk e kam menduar asnjëherë mungesën e Italisë në botëror. E njoh Venturën dhe ia di aftësitë, ndaj na duhet vetëm ta ndjekim, për t’ia dalë të kualifikohemi”, tha Immobile për mediat italiane.



