Njoftoi për sëmundjen e rëndë, bota e futbollit bashkohet me Mihajloviç (Foto)
Sinisa Mihajloviç dha sot lajmin se vuan nga sëmundja e rëndë e Leucemisë, ndërsa premtoi se do nisë një betejë të fortë kundër të keqes, deri sa ta mposhtë atë, por pa lënë mënjanë karrierën e tij si trajner te Bologna.
Lajmi bëri xhiron e botës, ndërsa i menjëhershëm ishte reagimi i thuajse të gjithë klubeve të Serisë A, që shprehën solidarizim me serbin dhe inkurajuan atë në betejën me sëmundjen e rëndë.
Nuk munguan as mesazhet nga futbollistë të kampionatit italian, trajnerë apo ish shokë skuadre të Sinisa Mihajloviç dhe deri te kryeministri i Italisë, Matteo Salvini, të cilët u rreshtuan krah serbit në betejën me leuceminë.






















