Angli

Njoftoi tërheqjen nga futbolli, Wilshere gjen menjëherë punë të re

Vetëm pak orë pas lamtumirës emocionuese, Jack Wilshere gjen një tjetër punë, sërish në futboll, pro këtë herë si trajner. Sipas mediave britanike, mesfushori që njoftoi tërheqjen nga futbollin në moshën 30-vjeçare do të nisë punën i trajner i Arsenalit U18.

Oferta e klubit londinez i është bërë prej ditësh mesfushorit dhe duket se pikërisht kjo ka ndikuar që Wilshere të vendosë tërheqjen përfundimtare, në një moshë kur futbollistët zakonisht kanë kulmin e karrierës.

Wilshere debutoi me Arsenalin kur ishte vetëm 16 vjeç dhe shihej si një nga futbollistët më të mirë të dalë nga akademia e “gunners”, megjithatë vitet e fundit karriera e tij erdhi në rënie.

Mesfushori mbeti shpesh pa ekip vitet e fundit dhe në fillim të 2022-shit u transferua te danezët e Aarhus, por edhe aty nuk arriti të rikthehet në nivelin e pritshmërive, duke vendosur përfundimisht tërheqjen.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency