Kategoria Superiore

Njohja e Superiores, baza për të patur suskes

Pavarësisht se kampionati shqiptar nuk cilësohet si një nga më të fortët në Europë, mbetet ndoshta një nga më të vështirët. Treguesi më i mirë është fakti që shumë trajnerë të huaj, të cilët kanë ardhur me bujë, janë larguar të shoqëruar nga dështimi. Rasti i fundit është ai i Mark Iulianos, qendërmbrojtësit që bëri histori me Juventusin, por që në fushën e trajningut nuk tregoi asgjë në krye të Partizanit. Italiani pasoi në shkarkim uruguajanët e Luftëtarit Fernandez dhe Curbello, të cilët gjithashtu zhgënjyen në krye të gjirokastritëve. Nuk është rastësi fakti që drejtuesit e të dy klubeve vendosën në timonin e skuadrave respektive dy njohje të vjetra të kampionatit, Sulejman Starovën dhe Hasan Likën. Ky është një tregues që, në një kompeticion të tillë, duhen njerëz që e njohin mirë atë, mentalitetin dhe cilësinë e lojës, por mbi të gjitha njohin dhe ambientin ku do të punojnë. I vetmi trajner i huaj që po i bën ballë presionit është Milinkovic i Kukësit, që me kampionët ka bërë një punë të mirë në këtë fazë të parë. Nuk është rastësi fakti që po bën mirë gjithashtu edhe Kamza, e cila ka në krye një trajner që e njeh po kaq mirë kampionatin si Ramazan Ndreu. Në termin individual lojtarët që po shkëlqejnë janë gjithashtu futbollistë që e njohin shumë mirë superioren, si Bakaj, Busic apo edhe Racic, të cilët janë pretendentët për të fituar këpucën e artë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency