Merkato

Nkunku s’i mban mëri Parisit, gati të kthehet “në shtëpi”

Christopher Nkunku është një nga ata futbollistë të talentuar të rritur te PSG-ja, por që ishte i detyruar të largohej nga Parisi për të pasur sukses dhe për t’u përmirësuar në aspektin sportiv.  

Mesfushori ofensiv shkoi në Leipzigu në vitin 2019 në këmbim të 13 milionë eurove dhe këtë sezon është bërë “ylli” i skuadrës me nëntë gola dhe pesë asistime. Vlera e tij në treg është rritur ndjeshëm, madje Transfermarkt e vlerëson 47 milionë kartonin e tij. Disa ekipe të rëndësishme janë të interesuara për ta blerë, mes tyre, edhe vetë PSG, që në njëfarë mënyre “pranon” gabimin e së shkuarës.

Natyrisht, Nkunku nuk ka mëri ndaj parisienëve dhe në një intervistë në “Téléfoot” me rastin e ndeshjes PSG-Leipzig, e lë të hapur mundësinë e një rikthimi të mundshëm:

“Nuk ndiej keqardhje për largimin. Kam fituar përvojë që atëherë dhe jam shumë krenar për këtë. Ky është klubi ku jam rritur dhe kam shumë dashuri për të. A do të kthehem një ditë te PSG? Pse jo”, deklaroi Nkunku.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency