Novak Djokovic shijon NBA, fans i Stephen Curry-t!
Novak Djokovic po e shijon në maksimum periudhën e pushimeve që ka marrë që pas turneut të Wimbledonit, për shkak të një problemi serioz në bërryl. Ish-numri 1 i tenisit, ishte i pranishëm në “Staples Center” në përballjen mes Los Angeles Clippers dhe Golden State Warriors, që u mbyll me fitoren e thellë 113 – 141 të skuadrës nga Oakland. Djokovic shfrytëzoi rastin për të shkëmbyer batuta me “yllin” e Warriors, Stephen Curry, i cili realizoi plor 31 pikë në këtë përballje. Tenisti serb, i cili nuk ka marrë pjesë në asnjë turne që prej muajit korrik, shijoi magjinë e NBA. Në fakt, ky sezon ka humbur njëri pas tjetrit emra të rëndësishëm të tenisit, kryesisht për arsye fizike, si: Andy Murray, Tomas Berdych, Stan Wawrinka, Nick Kyrgios, Kei Nishikori e deri tek Johanna Konta.





