Novak Djokovic siguron i pari finalen e Wimbledonit
Novak Djokovic nuk zhgënjen. Tenisti serb mposhti 3-1 me sete Roberto Bautista-Agut (6-2,4-6, 6-3, 6-2) duke prerë biletën e parë të finales së Wimbledonit e tashmë i shkon shumë pranë mbrojtjes së trofeut.
Numri 1 në botë ishte dominues në këtë duel me spanjollin, që u dorëzua pa kushte në setin e parë, duke u thyer 2 herë në shërbim.
Bautista-Agut reagoi në setin e dytë, të cilin e fitoi 6-4, pa humbur asnjë set me shërbimet e tij, por më pas Djokovic mori frenat e lojës duke i fituar të dy setet pasardhëse.
Tashmë “Nole” pret të mësojë kundërshtarin, që do të dalë nga duel mes dy gjigantëve Nadal e Federer.



