Serie A

Nuk arriti vendin e shtatë, Zenga nuk konfirmohet te Cagliari

Walter Zenga largohet nga Cagliari. Pas vetëm 13 ndeshjeve në stolin e skuadrës nga Sardenja, trajneri 60-vjeçari nuk u konfirmua nga presidenti Giulini. I intervistuar nga “Sky Sport”pas humbjes 3-0 kundër Milanit, Zenga foli për përvojën dhe vendimin për të pranuar një kontratë me një klauzolë konfirmimi që ishte e vështirë për t’u arritur.

“Ndoshta kam bërë gabim, atë të pranimit të një kontrate deri në qershor me klauzolë kapjen e vendit të shtatë. Ishte thuajse e pamundur për t’u arritur”.

Zenga, megjithatë, nuk ka keqardhje tjetër për punën e bërë në pesë muajt e fundit në Sardenjë.

“Është e drejta e çdo presidenti për të ndryshuar. Nëse ai ka vendosur kështu, ka pasur arsye të mira për ta bërë. Unë nuk kam për çfarë ta qortoj veten. Ishte e vështirë të bëje më shumë. “Gabimi” ynë i vetëm ishte që morën menjëherë 10 pikë, duke u renditur në një pozicion të qetë. Ishte një përvojë që do të më vlejë.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency