Kategoria Superiore

Nuk bindi stafin teknik, mesfushori brazilian largohet nga Vllaznia

Erdhi me bujë te Vllaznia dhe firmosi një kontratë 3-vjeçare, por mesfushori brazilian Wellington Gustavo është i pari futbollist që lë kuqeblutë, ndonëse merkatoja e janarit nuk është hapur ende.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi kuqeblu, që njofton se palët kanë prishur me marrëveshje kontratën dhe 25-vjeçari ka lënë Shkodrën për t’u rikthyer në Brazil.

Wellington luajti vetëm disa minuta në Kupën e Shqipërise ndaj Labërisë me skuadrën e drejtuar nga Brdariç dhe më pas disa ndeshje me Vllazninë U21, por pa arritur të bindë.

Braziliani është i pari që lë Shkodrën në këtë merkato janari, ndërsa burime brenda klubit bëjnë me dije se emra të tjerë që kanë luajtur pak apo aspak, do të largohen në ditët e ardhshme.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency