Bundesliga

“Nuk do na mungosh fare”, bavarezët “në formë” pas largimit të Lewandowskit

Transferimi i Robert Lewandowskit nga Bayern Munich te Barcelona (50 milionë euro) është një nga lëvizjet më të bujshme në këtë merkato.

Bomberi polak vendosi të mbyllte aventurën 8-vjeçare me kampionët e Gjermanisë. 33-vjeçari fitoi çdo trofe me bavarezët, ndërkohë që ia doli të kthehet në golashënuesin më të mirë të historisë së Bundesligës.

Augsburg, skuadër me të cilën Bayerni e ka derbi përballjen ndaj saj, ka përfituar të bëjë pak shaka në rrjetet sociale. Klubi gjerman ka postuar rreth kalimit të Lewës te Barcelona, ndërkohë që shkruan:

Nuk mund të themi se do të na mungosh”, shkruan Augsburg në Twitter. Në 19 ndeshjet e luajtura kundër këtij ekipi, Lewandowski e ka gjetur plot 23 herë rrugën e rrjetës. Sigurisht që nuk do u mungojë…

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency