Nuk e përballoi vdekjen e të birit, ndahet nga jeta babai i Emiliano Salas
Tjetër tragjedi në familjen e Emiliano Salas, futbollistit argjentinas që humbi jetën në kanalin e La Manshit, teksa po udhëtonte me një avion charter drejt Britanisë, për t’iu bashkuar Cardiff City-t, skuadrës me të cilën sapo kishte nënshkruar.
3 muaj nga kjo tragjedi, ndahet nga jeta edhe babai i tij, Horacio Sala për shkak të një sulmi në zemër. Ai u gjet pa ndjenja dhe në gjendje shumë të rëndë në orët e para të mëngjesit nga bashkëshortja dhe vajza e tij, kështu që ndërhyrja e mjekëve për ta mbajtur në jetë rezultoti e kotë.
58-vjeçari, një shofer kampionësh, e vuajti shumë aksidentin që i mori jetën të birit, çka dhe solli vdekjen e tij të parakohshme.




