Featured

Një pikë larg titullit kampion, Laçi synon t’i prishë festën Tiranës

Nuk është koha për festa, mendojmë vetëm për fitore!” Postimi i Laçit në prag të ndeshjes me Tiranën është i qartë. Kurbinasit për t’ju prishur festën bardhebluve. Tirana, të cilës i mjafton një barazim për të siguruar matematikisht titullin, është e paralajmëruar. Sfidë mes dy vendeve të para të klasifikimit, dhe dy skuadrave më të mira të këtij kampionati.

Tirana shkon në Laç pas disfatës me Kastriotin, dhe i duhet të ringrihet përballë bardhezinjve të Shpëtim Duros, që përveçse kërkojnë të blindojnë vendin e dytë, luajnë edhe për prestigj përballë tifozerisë së tyre, një sfidë rivaliteti të ndier.

Jo rastësisht klubi ka vendosur që hyrja në stadium të jetë falas, kërkon mbështetjen e fansave kurbinas, ndoshta edhe për një revansh për atë disfatë që pësoi në “Air Albania”, që rezultoi trampolina vendimtare për Tiranën drejt titullit duke i prerë për më shumë se një fazë gjunjët Laçit.

Tanimë në drejtimin e Duros skuadra ka rigjetur buzëqeshjen me kualifikimin në finalen e Kupës dhe rikthimin te fitorja në kampionat. Tekniku beson se skuadra që ka në dispozicion nuk është aspak inferiore ndaj Tiranës dhe ky është një rast për ta provuar.

Rank Teams Played Points
1 Tirana 36 73
2 Laçi 36 63
3 Partizani 36 58
4 Vllaznia 36 55
5 Kukësi 36 55
6 Teuta 36 50
7 Kastrioti 36 43
8 Egnatia 36 35
9 Dinamo 36 29
10 Skënderbeu 36 26

Për Orges Shehin, autor i një pune të shkëlqyer në stolin bardheblu gjatë një sezoni ku Tirana e tij ka demonstruar superioritetin ndaj çdo rivali duke e vrarë shumë herët kampionatin, tani duket se më shumë është çështje motivimi.

Nuk është e lehtë të ruash përqendrimin maksimal të një grupi që e di se herët a vonë titullin e ka në xhep, me Tiranën që për të bërë rezultat i duhet të demonstrojë të njëjtin motivim që premton Laçi, sidomos pas një leksioni si ai ndaj Kastriotit, ku ai që vendosi ishte pikërisht shpirti i garës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency