Nuk është Maguire, as Ronaldo/ Ja kë duan për kapiten tifozët e Manchester United
Çështja e kapitenit të skuadrës është kthyer në një problem serioz dhe shumë shqetësues te klubi i Manchester United. Trajneri Ralf Rangnick, por jo vetëm edhe drejtues të “Djajve të Kuq” janë bërë “me dhimbje koke”, me yllin e Portugalisë, Cristiano Ronaldon që dëshiron të marrë shiritin e liderit dhe nga ana tjetër Harry Maguire, që kurrsesi nuk pranon ta dorëzojë detyrën më të rëndësishme në skuadër.
Megjithatë sa i përket tifozerisë së këtij ekipi, duket se ata nuk mbështesin asnjë prej këtyre dy emrave, si drejtues.
Mediat britanike raportojnë se mbështetësit e Manchester United po kërkojnë që Bruno Fernandes të emërohet si kapiteni i përhershëm i klubit dhe kjo kërkesë e tyre ka ardhur pas intervistës së fortë të dhënë prej tij pas fitores 4-2 ndaj Leeds United.
Portugezi ka mbajtur shiritin e liderit në disa raste për United dhe njihet si një nga personalitetet më të mëdha në dhomën e zhveshjes.
Ndërsa pas intervistës së fundit ai ka marrë edhe më shumë vlerësimin e tifozerisë së Manchester United. Fernandes nuk i fshehu ndjenjat e vërteta, madje edhe qau dhe kjo bëri që tifozët të donin mënyrën se si ai shfaqi lidershipin dhe mbrojti klubin.
Every time I think I cannot love Bruno more but he does something that makes me love him more. This interview being the perfect example 👇🏻 pic.twitter.com/j5eczeUkVd
— karthik (@karthik_utd) February 21, 2022



