Francë

Nuk është Scamacca, PSG firmos me sulmuesin e talentuar

PSG ka përforcuar radhët në sulm, teksa ka huazuar nga Reims me të drejtë blerje talentin 20-vjeccar, Hugo Ekitike. Në fakt, parisienët ishin prej kohësh në ndjekje të Gianluca Scamacca të Sassuolos mirëpo shifra e lartë që pretendonin italianët, mesa duket ka shtyrë kryeqytetasit të investojnë tek një i ri francez.

Ekitike i bashkohet kështu Parisit për një vit në huazim nga Reims dhe nëse bind drejtuesit dhe trajnerit Christophe Galtier, atëherë mund ta bëjnë të tyrin përfundimisht për vlerën e 28 milionë eurove. Sakaq, vetë sulmuesi është shprehur tejet i lumtur për mundësinë e artë në karrierë duke qenë se do të stërvitet e luajë me lojtarë të kalibrit Mbappe, Messi apo Ramos.

“Zemra ime zgjodhi Parisin, jam francez dhe ky është klubi i qytetit tim. Është një klub në të cilin luajnë disa nga futbollistët më të mëdhenj të botës, ka shumë kualitet ndërsa ka edhe një staf me shumë eksperiencë. Për të mos harruar dëshirën për të fituar dhe për të triumfuar në të gjithë kompeticionet ku marrin pjesë”, u shpreh Ekitike.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency