Nuk është titullar te PSG, Wijnaldum projekton rikthimin në Angli!
Muaji i mjaltit për Georgino Wijnaldum në qytetin e Kullës Eiffel ka përfunduar shumë shpejt pasi holandezi i cili nuk aktivizohet rregullisht nga Pochettino në këtë sezon me PSG mund të largohet nga francezët që në merkaton e janarit. Për lojtarin ka interes nga Anglia dhe ish-mesfushori i Liverpoolit mund të rikthehet në Premier League. Te PSG gjithsesi duan ta mbajnë edhe pse Arsenali po bën të gjitha përpjekjet për ta rikthyer në ishull pasi e do në formë huazimi. Nëse transferohet te “topçinjtë” Wijnaldum me personalitetin dhe klasin që zotëron do të shndërrohej në liderin e mesfushës së skuadrës së Mikel Artetas.



