Nuk firmos me Atleticon, çfarë do të ndodhë me Luis Suarez?
Çfarë do të ndodhë me Luis Suarez pas 30 qershorit? Është një pyetje që shumëkush ia bën vetes, duke qenë se sulmuesi uruguaian, protagonist i madh në titullin e fituar nga Atletico sezonin e kaluar, nuk ka marrë ende propozimin e rinovimit të kontratës nga “kolchoneros”.
Ish-lojtari i Barcelonës priste të trajtohej më mirë dhe siç raporton “Marca”, tashmë synimi i Suarez është të qëndrojë edhe një vit në Evropë dhe të luajë në Katar për Kupën e Botës, nëse Uruguai kualifikohet.
Kjo nënkupton se Suarez mund të vendosë të ndryshojë “ajrin” dhe të rikthehet te Ajax, klubi që e ka lancuar në Evropë dhe që tashmë po i kërkon të rikthehet, ose mund të qëndrojë në Spanjë, ku Sevilla është gati ta mirëpresë. Më pak e afërt për momentin duket pista që e çon atë në MLS ose Brazil.



