Kategoria Superiore

Nuk i ka dalë ende inati, Marantas: Kemi përgatitur portierët për penalltitë, Kukësi i fortë por…

Trajneri i Luftëtari greku Jorgos Marantas ende nuk e ka përtypur atë barazim ndaj Bylisit dhe mbi të gjitha penalltinë e disatë radhazi të akorduar kundër skuadrës së tij, aq sa në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së kësaj mesjave ndaj Kukësit ka bërë ironi me çështjen e 11-metërshave ndërsa ka shfaqur të gjithë besimin e tij se Luftëtari i ka mundësitë për të marrë maksimumin ndaj verilindorëve.

STËRVITJA – Do i bëjmë një stërvitje të veçantë protierëve për të ndalur 11-metërshat. Ndërkohë, tashmë lojtarët e mi janë në dijeni, se nuk duhet t’i prekin kundërshtarët brenda zone, kjo është diçka e ndaluar. Të mos ndodhin gjëra si në ndeshjen e fundit.

NDAJ KUKËSIT – Nesër presim që të kemi një zhvillim në lojën tonë. Takimi është shumë i fortë, pasi dihet se Kukësi është një nga ekipet më të forta në Shqipëri. Besojmë se do të marrim maksimumin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency