Premier League

Nuk i ndodhte prej vitit 2010, Ronaldo i rikthehet statistikës negative

Cristiano Ronaldo nuk mundi të bëhej faktor për Manchester United as në ndeshjen e së martës mbrëma teksa ekipi i tij u ndal në transfertë ndaj Burnley me rezultatin 1-1. Portugezi në fakt nuk ishte preferuar nga minuta e parë për trajnerin Ralph Rangnick, teksa u aktivizua vetëm në minutën e 68, duke zëvendësuar Edison Cavani.

Gjithsesi, CR7 nuk ia doli të linte gjurmë ndërsa solli në memorie edhe një statistikë negative të cilën nuk e përsëriste nga viti i largët 2010. Kështu, Ronaldo nuk ka gjetur rrugën e rrjetës në pesë ndeshjet e fundit të kmapionatit dhe kjo nuk i ndodhte luzitanit prej 12 vitesh, kohë kur mbante veshur fanellën e Real Madrid.

Ndërkohë, si për të konfirmuar momentin “Jo” të Ronaldos në memorie të vjen natyrshëm edhe penalltia e humbur në ndeshjen e FA Cup ndaj Middlesbrough, ku Djajtë e Kuq përfunduan të eliminuar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency