“Nuk jam kukulla juaj”, Klop kapet me gazetarin pas disfatës së Liverpul
Liverpul pësoi humbjen e parë sezonale në ditën e djeshme teksa të kuqtë dolën të mposhtur nga sfida ndaj West Ham me rezultatin 3-2. Një disfatë e cila ka bërë tepër nervoz trajnerin Jurgen Klopp, duke qenë se gjermani kishte disa pretendime mbi arbitrimin, ndërsa acarimin e tij nuk ka mundur ta përmbajë as përballë një gazetari të BBC.
Ky i fundit i ka kërkuar teknikut të përcaktonte se në cilat episode të ndeshjes kishte pretendime, dhe a duhej të kishte karton të kuq për rivalët. “Nuk jam i sigurt nëse dua t’i përgjigjem kësaj pyetje pasi ju nuk dini se për cilat situata po flas. Nuk është puna juaj të keni një opinion? Unë pashë që lojtari kundërshtar goditi krahun e Alison dhe ka vende që ato raste jepen faull.
Ishte edhe një situatë tjetër ku lojtari i West Ham përplaset me Henderson dhe mund të kishte një tjetër vendim nga arbitri”. A duhej dhënë kartoni i kuq? “Unë nuk jam kukulla juaj, shpresoj që në fund të arrish dhe të krijosh një mendim tëndin personal”, u kundërpërgjigj i irrituar ndaj gazetarit Klopp.



